Milan-Tevez, arrihet marrëveshja

06/12/2011 20:40

Menaxheri i Carlos Tevez, Kia Joorabchian, dhe drejtuesit e Milanit kanë arritur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit argjentinas nga Manchester City tek kuqezinjtë dhe tashmë pritet arritja e marrëveshjes me klubin anglez.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Tevez do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2015 me Milanin dhe do të përfitojë 2.5 milionë euro deri në fund të këtij viti dhe 5 milionë për secilin nga dy sezonet e tjera.

Tevez merr një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon tek Manchester City, por është treguar i gatshëm të ulë rrogën vetëm që të largohet nga Anglia. Edhe Roberto Mancini, trajneri me të cilin sulmuesi ka pasur mosmarrëveshje, është shprehur pro largimit të tij.

“Nuk e di se si është situata e Tevez për momentin, por mendoj se duhet ta shesim. Nëse do të transferohet në Itali jam i lumtur për të”, u shpreh Mancini në një konferencë për shtyp.

Milan kërkon huazimin falas deri në përfundim të këtij sezoni dhe më pas do të vendosë nëse do e blejë apo jo për shifrën prej 15-20 milionë euro.

Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit, u shpreh për këtë çështje: “Po punoj për të përforcuar një skuadër që është shumë e mirë kështu siç është. Gjysma e marrëveshjes ka mbaruar, tashmë presim Manchester City-n.

Top Channel