Lacio, fitore pa probleme ndaj Novarës

06/12/2011 00:35

Një Lacio bindëse, mundi pa probleme 3-0 Novarën e pafuqishme, në ndeshjen mbyllëse të javës së 14-të të Serisë A.

Në “Olimpico” të Romës, “bardhekaltërit” kalojnë shumë shpejt në avantazh me Biavën, nga goditja e këndit, në minutën e 16-të.

Dyfishimi vjen sërish me kokë, por kësaj here është kapiteni Roki që shënon. Ndërsa në pjesën e dytë Roki do të shënonte golin e dytë personal dhe të tretin e ndeshjes me një akrobaci, pas topit të marrë nga Cisse.

Tre pikët e çojnë Lacion në vendin e katërt, duke u shkëputur nga Napoli me 5 pikë.   

Top Channel