Kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borisov, është përzgjedhur si futbollisti më i mirë i vitit në vendin e tij, edhe pse luan rrallë me ekipin e Vitosha Bistrita të kategorisë së tretë.
Politikani 52-vjeçar ka marrë 44% të votave të tifozëve bullgarë duke lënë pas sulmuesin e Manchester United, Dimitar Berbatov, me 24%.
Borisov theksoi se ky rezultat është një protestë që kërkon të nxjerrë në pah mediokritetin e futbollit bullgar dhe mungesën e parave në kampionatin vendas të futbollit.
“Ky votim nuk tregon se unë jam futbollisti më i mirë bullgar, por që futbolli ynë ka nevojë për reforma dhe një administrim të ri”, u shpreh Borisov me anë të një letre që iu dërgua organizatorëve të sondazhit.
“Sporti bullgar në përgjithësi dhe futbolli në veçanti janë para sfidave të vështira dhe mungon krejtësisht financimi”, shtoi kryeministri.
Top Channel