Sot në mbrëmje është dita e parë e ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve në Champions League.
Barcelona, e cila ka siguruar kualifikimin për më tej prej dy ndeshjesh, do të luajë sot përballë Bate Borisov me një vëmendje më të madhe nga El Klasiko me Realin fundjavën e ardhshme. Edhe trajneri Guardiola në një farë mënyre e konsideron formale këtë takim, pasi ka arritur të mbajë vendin e parë në Grupin H falë fitores me Milanin në ndeshjen e shkuar.
Nga ana tjetër, kuqezinjtë e Alegrit gjithashtu kanë siguruar kualifikimin, por ndeshjen e fundit do ta luajnë në transfertë në Ceki kundër Plzenit. Pavarësisht kësaj situate, Masimiliano Alegri nuk dëshiron të ulë ritmin e skuadrës së tij, pavarësisht se ka vendosur të bëjë “turn over”. E rëndësishme për Alegrin është që të evitohet një figurë e keqe në fund të kësaj faze grupesh.
Ndërkohë, në grupin E mbetet në diskutim kualifikimi i një emri të madh të futbollit anglez si Celsi. Bluve të Londrës i duhet medoemos fitorja për t’u kualifikuar ose një barazim pa gola, cdo bafrazim tjetër me gola apo fitore e spanjollëve kualifikon Valencian për në fazën tjetër të Champions League.
Cdo gjë në Stamford Bridge në mbrëmjen e sotme do të jetë e hapur për të dyja skuadrat që ende presin kualifikimin, ndërsa për trajnerin Vilas Boas me sa duket do të jetë shansi i fundit.
Në grupin F, Dortmundi do të kërkojë medoemos fitoren e thellë përballë Marsejës për të siguruar kalimin e grupit. Por, edhe skuadra franceze mund të arrijë kualifikimin nga kjo ndeshje e fundit në Gjermani nëse do të fitojë, ose edhe me një barazim, në rast se Olimpiakosi nuk do të fitojë me Arsenalin, skuadër e cila ka siguruar kualifikimin për më tej.
Borusias i duhet të fitojë me 4 gola diferencë dhe të shpresojë që Arsenali të mundi Olimpiakosin. Në rast se Dortmundi mund Marsejën dhe Olimpiakosi barazon me Arsenalin, atëherë të treja skuadrat do të jenë me nga 7 pikë dhe diferenca e golave do të vendosë.
Gjithcka do të vendoset në ndeshjet e mbrëmjes së sotme që do të transmetohen si gjtihmonë nga paketa “Supersport” e platformës “Digitalb”.
Top Channel