Chelsea, Leverkusen, Marseille dhe Zenit kanë marrë biletën për në turin tjetër të Ligës së Kampioneve.
Londinezët e Villas Boas kanë mundur 3-0 Valencian në “Stemford Bridge”, dhe falë barazimit të Leverkusenit në Belgjikë kualifikohen si të parët e grupit E. Drogba me dy golat e tij në cdo pjesë ishte dhe protagonisti i ndeshjes, ndërkohë që autori i tjetrit ishte Ramires.
Gjermanëve të Bajern Leverkusen u ka mjaftuar rezultati 1-1 përballë Genkut për të siguaruar një vend mes 16-të më të mirave të Europës.
Olimpiakos mundi 3-1 Arsenalin dhe ishte shumë pranë kualifikimit, por ëndrra e tyre u prish në minutën e 88-të kur Valbuena shënoi golin e fitores për Marsejën në Dortumund.
Francezët ishin shumë pranë kalimit për në Europa League, pasi Dortmund kryesoi 2-1 ndeshjen deri në minutën e 85-të. Por pas këtij momenti skuadra e Deshamps shënoi dy gola të shpejtë duke përmbysur situatën në këtë grup. Marseja kualifikohet si e dyta e grupit F, Olimpiakos do të vazhdojë rrugën në Europa League, ndërsa tani e tutje Dortmund do të luajë vetëm në kampionatin gjerman.
Në grupin G Zenit barazon pa gola me Porton dhe i bashkangjitet Apoelit në turin tjetër.
Te Barcelona duket se nuk ka shumë rëndësi se kush është në fushë, pasi fitorja duket dicka e padiskutueshme. Edhe pse me shumë të rinj për shkak të El Clasicos në fundjavë, katalanasit shkatërruan 4-0 Bate Borisovin ndërsa Milani barazoi 2-2 me cekët e Viktorias, skuadër kjo që do të luajë në Europa League.
Top Channel