
Në 5 vitet e fundit Manchester United asnjëherë nuk e ka diskutuar kualifikimin në grupin respektiv në Ligën e Kampioneve.
Por në një rast të rrallë në drejtimin e sër Aleks Ferguson, skuadra angleze detyrohet të rrezikojë lënien jashtë kompeticionit elitar, nëse do të humbë ndaj Bazelit të mërkurën.
Si të mos mjaftonte renditja jo favorizuese, problemet e trajnerit të Mancester Junaitid janë shtuar me dëmtimin e sulmuesit Havier Hernandez. Futbollisti meksikan vuajti tërheqjen e ligamenteve në fitoren e skuadrës së tij 1-0 në kampionat ndaj Aston Vilës, ndërsa këtë fillim jave, tekniku skocez konfirmoi mungesën.
“Mendoj se ai ka dëmtuar keq ligamentet dhe do të jetë jashtë fushave për të paktën 4 javë. Ne po kalojmë një periudhë të vështirë me dëmtimet, por kemi një skuadër të fortë dhe do të kualifikohemi” tha trajneri Ferguson.
Në sfidën në fushën e Bazelit, për anglezët do të mungojnë gjithashtu Ouen, Klevërli, dhe binjakët brazilianë Fabio dhe Rafael. Mancester Junaitid i duhet 1 pikë ndaj zviceranëve për tu kualifikuar.
Top Channel