
Sepp Blatter dorëzohet dhe pranon më në fund përdorimin e teknologjisë në futboll.
Presidenti i FIFA-s e ka deklaruar këtë në një intervistë për të përditshmen katalanase ‘El Mundo Deportivo’ duke theksuar se në Botërorin e vitit 2014 do të përdoren mjetet e duhura që do të vendosen në vijën e portës.
‘Në Brazil do të përdorim teknologjinë në fushë për të evituar golat fantazmë-tha në intervistën e tij Blatter-Kemi 2 sisteme të mira të cilat korrespondojnë të gjitha kërkesave tona dhe asnjë prej këtyre sistemeve nuk është i komplikuar”.
Kërkesat për përdorimin e teknologjisë në futboll u rritën shumë sidomos pas përfundimit të botërorit të Afrikës së Jugut. Rasti më flagrant i shënuar ishte goli i Frenk Lampard në ndeshjen e 1/8 të finaleve të këtij aktiviteti ndaj Gjermanisë e fituar nga kjo e fundit me rezultatin 4-1.
Top Channel