Unifikim abetares Shqipëri-Kosovë

05/12/2011 17:05

Në datën 3 prill të vitit 2012,do të jetë gati abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, i pari tekst unik që do të përdoret në klasat e para të shkollave në të dyja shtetet për vitin e ri shkollor 2012-2013.

Jovan Kristiqi, këshilltari i Ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj në një intervistë për Top Neës shpjegoi se risia që do të sjellë abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë do të jetë standardi i njëjtë gjuhësor dhe metoda unike gjuhësore që do të përdorin shtëpitë botësuese gjatë hartimit të tekstit.

Sipas Kristiqit, pavarësisht varianteve që do të konkurojnë, vetëm një abetare do të shpallet fituese nga komisioni i vlerëismit, pikërisht ajo abetare që do të plotësojëe kushtet e vendosura nga dy ministritë përkatëse.

Këshilltari i ministrit Tafaj, ka këmbëngulur se abetarja e përbashkët nuk do të prishë rregullat e tregut në territorin shqiptar. Sipas tij, kjo abetare do t’i bashkëngjitet tre abetareve ekzistuese alternative në Shqipëri të cilat përzgjidhen cdo vit shkollor nga mësuesit.

Pas marrëveshjes së parë për hartimin e abetares unike, pritet që Kosova dhe Shqipëria të nisin reformat për unifikimin e programeve dhe teksteve shkollore.

Abetarja unike me titullin “Abetare e Përbashkët Shqipëri-Kosovë” do t’u ofrohet dhe fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në diasporë.

Tekstet e abetares do të ofrohen falas nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA