Topi i Artë FIFA, Messi, Cristiano dhe Xavi finalistë

05/12/2011 11:50

Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid) dhe Xavi Hernández (Barcelona) janë tre kandidatët për të marrë çmimin Topi i Artë FIFA 2011, çmim që jepet nga organizmi drejtues i futbollit botëror dhe revista ‘France Football’.

Votat e korrespondentëve të revistës, të trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtareve kanë zgjedhur këto tre futbollistë si më të mirët e vitit dhe do të “luftojnë” për Topin e Artë FIFA, çmim që do të jepet në 9 janar.

Gjithashtu janë bërë të ditur emrat e kandidatëve për të marrë çmimin e trajnerit më të mirë të vitit: Josep Guardiola (Barcelona), Jose Mourinho (Real Madrid) dhe Alex Ferguson (Manchester United).

Messi është sërish finalist për fioren e çmimit “Puskas” për golin më të mirë të vitit me golin e shënuar ndaj Arsenalit në Ligën e Kampioneve. Finalistët e tjerë janë Neymar (Santos) dhe Wayne Rooney (Manchester United).

Përsa i përket çmimit për futbollisten më të mirë tre finalistet janë Marta Vieira da Silva (Brazil), Homare Sawa (Japoni) dhe Abby Wambach (SHBA).

Revista ‘France Football’ jep Topin e Artë që nga viti 1959. Që nga viti 2010 ky çmim është bashkuar me FIFA Ëorld Player duke u quajtur Topi i Artë FIFA.

Top Channel