Spanja është fituese e Kupës Devis në tenis për meshkuj. Në finale skuadra iberike mundi Argjentinën me rezultatin 3-1 duke e fituar këtë trofe për herë të pestë në historinë e saj.
Spanja e mori kryesimin e ndeshjeve finale 2-0 pas sukseseve të Nadal dhe Ferrer respektivisht kundër Monakos dhe Del Potros. Në ditën e dytë, Argjentina fitoi në lojën dyshe me Nalbandian e Shvank që mundën Ferdasko e Lopez duke rihapur gjithcka në këtë finale.
Fati u vu në duart e nr.1 të tenisit spanjoll Rafael Nadal, që si kundërshtar të radhës pati Huan Martin Del Potro. Ndeshja ishte dramatike dhe shumë emocionuese. Del Potro ishte perfekt në setin e parë të cilin e mbylli atë me rezultatin 6-1 dhe kjo ishte hera e parë për Nadal humbiste një set në ndeshjet e Kupës Devis që nga viti 2008.
Nadal e pa veten në vështirësi, megjithatë arriti të vendosë ndeshjen në ekuilibër duke fituar setin e dytë 6-4. Loja e spanjollit u rrit shumë në setin e tretë të cilin ai e dominoi pa shumë probleme dhe e fitoi 6-1. Seti i katërt ishte më i bukuri nga të gjithë.
Të dy tenistët humbën nga 2 lojëra secili me shërbimet e tyre dhe gjithcka u zgjidh pas “time break”. Në këtë moment Del Potro nuk kishte më energji dhe Nadal përfitoi duke fituar edhe këtë fraksion 7-6 dhe krejt ndeshjen 3-1.
Kjo bëri të pavlefshme ndeshjen mes Nalbandian dhe Ferrer që nuk u zhvillua.
Top Channel