Tirana i është shkëputur me pesë pikë kreut të renditjes së Superligës, të mbajtur nga Teuta, pas humbjes së pësuar të hënën në Peqin. Ndërkohë, Skënderbeu, me fitoren e arritur ndaj Bylisit, ngjitet në vendin e tretë të renditjes.
Në ndeshjen e luajtur në ora 13:00, bardheblutë u dukën jashtë formës së tyre më të mirë, ndërsa lejuan vendasit e Shkumbinit të fitonin me rezultatin 3-2. Dominimi i Shkumbinit u konkretizua me një gol në të 31’, me autor Mustafain, por skuadra e spanjolit Rubio, tregoi më të mirën e saj në fillimin e pjesës së dytë.
Në harkun kohor të 12 minuta, Bala realizoi fillimisht në një aksion të kontenstuar për pozicion jashtë lojë dhe më pas në një krosim të Ahmataj, duke kaluar Tiranën në avantazh. Megjithatë, Shkumbini u përgjigj në të 74’, kur Roland Dervishi barazoi pas një aksioni të gjatë. Një dalje e gabuar e portierit Lika, pak minuta më pas, lejoi Sulkjen që të realizonte lehtësisht në portën e bardhebluve, golin vendimtar të takimit.
Ne nje ndeshje qe u zhvillua ne Korçe, Skenderbeu arriti te fitonte pa shume probleme ndaj Bylisit te Ballshit ne shtepi. Nje gol i shpejte i Xhafajt zhbllokoi rezultatin dhe kampionet e sezonit te shkuar arriten te kontrollonin lojen dhe te shenon ne total tre gola, perpara se te leshonin ne fund, duke u befasuar dy here nga nje Bylis i vendosur mire ne fushen e lojes. Gjithsesi, suksesi 3-2 ben qe korçaret te vendosen ne vendin e trete te renditjes, per here te pare ne kete sezon, duke u konfirmuar si nje skuader ne gjendje qe te luftoje ende per titullin.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar gjithashtu në orën 13:00, Tomori i Beratit arriti një fitore me shumë vlera në luftën e tij për mbijetesë, përballë Vllaznisë së Rudi Vatës, në krizë prej disa ndeshjesh. Ndeshja, e luajtur në terrenin e vështirë të Kuçovës për shkak të rikonstruksionit të stadiumit të Beratit, u vendos nga një gol i Bakiut, në të 56’. Pavarësisht kontrollit më të madh të topit dhe qarkullimit të tij, shkodranët, pa Sukajn e pezulluar, nuk vendosën asnjëherë në vështirë portën beratase, as në 20 minutat e fundit kur “vendasit” luanin me dhjetë futbollistë, pas daljes me karton të kuq të Fanit.
Nderkohe, Dinamo ndali në “Qemal Stafa” Flamurtarin, në nje barazim 1-1, me autor golash Maloten dhe Prognin per miqte, ne nje rezultat qe eshte nje goditje e re per vlonjatet ne shpresat e tyre per titull. Per kryeqytetasit, ky ishte vetem barazimi i trete, ne 11 jave kampionat dhe i sherben per te shkuar ne kuoten e zero pikeve, pas tre pikeve te hequra ne tavoline nga UEFA, per shkak te moskorrektesise ne pagesen e futbollisteve.
Pas rezultateve të fundit, renditja e Superligës është si më poshtë
1. Teuta 28
2. Tirana 23
3. Skënderbeu 20
4. Kastrioti 19
5. Flamurtari 18
6. Laçi 16
7. Pogradeci 16
8. Shkumbini 15
9. Vllaznia 14
10. Bylis 14
11. Kamza 13
12. Apolonia 8
13. Tomori 8
14. Dinamo 0
Top Channel