Ndeshjet e fundit të Champions

05/12/2011 00:00

Ndeshjet e gjashta dhe të fundit në Ligën e Kampioneve do të zbulojnë edhe ekipet e tjera të kualifikuara për në raundin e eliminimit direkt.

deshjet do të ndajnë edhe biletat për në fazën tjetër të Champions, ndërsa 8 ekipe që do të përfundojnë në vendet e treta të grupeve, do të transferohen në Europa Lige.

Këtë të martë në grupin E, Leverkusen e ka siguruar kualifikimin edhe nëse humb me Genkun, nëse beteja direkte mes Celsit dhe Valencias mbyllet në barazim. Sfida vendimtare është ajo e Stamford Bridge dhe kush ekip prevalon, do të kualifikohet. Valencias i nevojitet vetëm një barazim me gola, por në rast se ndeshja mbyllet 0-0, kalojnë londinezët.

Në grupin F Arsenali ka arritur kualifikimin dhe vendin e parë ndërsa 3 ekipet e tjera janë matematikisht në garë për një biletë tjetër. Olimpiakos pret Topcinjtë në shtëpi dhe që të kualifikohet, fitorja e tij duhet të kombinohet me të paktën një barazim të Marsejës.

Kjo e fundit luan në fushën e Dortmundit. Gjermanët duhet të fitojnë me të paktën 4 gola diferencë dhe të shpresojnë se Olimpiakos do fitojë. Në ndeshjet e tjera të së martës, Apoel i kualifikuar do të presë Shaktjor Donjeckun ndërsa në sfidën tjetër Porto luan shanset direkte ndaj Zenitit.

Të martën në mbrëmje, ndeshjet e grupit H do të vendosin vetëm ekipin që do të shkojë në Europa Lige, pasi skenarët janë pothuajse të zbuluar. Barcelona në vendin e parë dhe Milani në vendin e dytë janë kualifikuar, ndërsa Viktoria Plzen është dy pikë para Bate Borisov, duke shpresuar të ruajë vendin e tretë dhe Europën.

Top Channel