Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Turqia në vitin 2012 do të përdorin një pullë të re të përbashkërt postare.
Memorandumi i mirëkuptimit u firmos në Tiranë nga katër drejtorat e përgjithshëm të postave të shteteve përkatëse.
Në konferencën për mediat, drejtori i Postës Shqiptare, Arqile Gorrea tha se kjo marrëveshje është në kuadër të bashkëpunimit ekonomik dhe financiar që do të përfshijë katër shtetet.
Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua me rastin e 99 vjetorit të celjes së postës së parë shqiptare, e cila përkon me themelimin e shtetit shqiptar.
Qeveria e parë shqiptare e krijuar nga Ismail Qemali, një javë pas shpalljes së pavarësisë, krijoi dhe Ministrinë e Post-Telegraf-Telefonave.
Një vit më pas, më 5 maj të vitit 1913 u prodhua pulla e parë kombëtare shqiptare dhe në vitin 1922 Shqipëria u bë anëtare e organiztës më të lartë ndërkombëtare të postave.
Top Channel