Incident në futbollin amerikan

05/12/2011 00:00

Të paktën 20 persona janë plagosur pas një ndeshjeje të futbollit amerikan që vuri përballë dy skuadra të shtetit të Oklahomës.

Përballja vjetore që rezervojnë universiteti shtetëror me rivalët e përhershëm është mbyllur me festime që kaluan kufijtë, ndërsa mijëra tifozët që hynë në fushë, shkaktuan edhe trazira.

Gjatë festës për fitoren, fansat e Oklahoma State University, rrëzuan aksidentalisht njërën prej portave, duke shkaktuar mjaft të lënduar. Ata u dërguan menjëherë në spital, dhe vetëm një prej tyre është në gjendje të rëndë.

Top Channel