
Federata Shqiptare e Futbollit së bashku me shoqatën e arbitrave kanë reaguar për dhunën në takimin Laci-Kastrioti ku u godit barbarisht gjyqtari i FIFA-s Lorenc Jemini.
Sipas komunikatës për shtyp, FSHF distancohet nga këto akte dhune të ndodhura në stadiumin e Lacit dhe me cdo lloj dhune që i prish bukurinë dhe misionin një ndeshjeje futbolli.
Për këtë arsye Federata Shqiptare e Futbollit i kërkon Komisionit të Disiplinës të ndëshkojë ashpër shkaktarët e kësaj dhune duke zbatuar rregulloren përkatëse.
Ndërkohë Shoqata e Arbitrave me anë të një komunikate për shtyp përvec dhunës ka dënuar edhe përfshirjen në këto akte të personave me pushtet dhe poste të rëndësishme në klubet e futbollit. Sipas kësaj shoqate gjatë dhunës në Laç u evidentua edhe qendrimi i mefshët i forcave të policisë së shtetit ndërkohë që i ka quajtur boshe deklaratat e saj se nuk ka proceduar për shkak se nuk kishte denoncim.
Goditja e gjyqtarit brenda fushës së lojës ka ndëshkime edhe më drastike se sa dënimi i stadiumit apo zhvillimi i ndeshjeve pa tifozë, masat ekstreme për këtë dhunë barbare që u shkaktua në Lac ndaj një gjyqtari mund të sjellë edhe përjashtimin e Lacit nga kampionati.
Top Channel