Nën shenjën e Grimaldos e Giuliano Simeones, Atletico Madrid mposht Levanten në La Liga
Alessandro Del Piero ka dalë nga spitali pasi ka kaluar një mbrëmje të qetë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Cesena-s. Kapiteni i bardhezinjve pësoi një çarje të rrezikshme në tëmth, por analizat treguan se gjithçka është nën kontroll dhe 37-vjeçarit do t’i duhen vetëm disa ditë pushimi.
Gjatë daljes nga spitali Del Piero është parë i qetë dhe sipas La Gazzetta dello Sport do të qëndrojë disa ditë pushim absolut deri sa plaga të mbyllet.
Edhe pse goditja ka qenë e fortë sulmuesi nuk ka humbur humorin kur postoi në Facebook një foto të tijën me kokë të fashuar dhe të shoqëruar me komentin: “Në spital për analiza, por jam mirë. Po ju lë një foto si kujtim nga ambulanca Shihemi së shpejti!”
Del Piero u godit me taka në kokë gjatë lojës nga një futbollist i Cesena-s dhe menjëherë ra në fushën e lojës i gjakosur dhe u dërgua në spital ku plaga iu qep dhe gjithçka përfundoi pa ndërlikime të mëtejshme.
Top Channel