Brazil, Korinthians shpallet kampione

05/12/2011 00:00

Tifozët e skuadrës braziliane të futbollit, Korinthians, festuan deri në orët e para të së hënës për titullin e fituar nga ekipi i tyre i zemrës.

Në ndeshjet e fundit të kampionatit “karioka”, Korinthians i duhej vetëm një pikë në derbin ndaj Sao Paulos dhe barazimi pa gola ka zyrtarizuar titullin e pestë në historinë e saj.

Përvec mijëra njerëzve në stadium, edhe në selinë e klubit ishin mbledhur shumë tifozë për të ndjekur sfidën. Titulli mbeti pezull deri në sekondat e fundit pas rasteve të shumta të Palmeirasit në portën e Korinthians. Të dy skuadrat e mbyllën sfidën me nga 9 futbollistë në stadiumin “Pakaembu” pas nervozizmit të madh në fushë.

Por festa për titullin e Korinthians, solli edhe një dedikim të vecantë për ish sulmuesin Sokrates, një emër i madh i futbollit brazilian që u nda nga jeta në moshën 57 vjec.

Para ndeshjes, futbollistët mbajtën 1 minutë heshtje në nder të ish-lojtarit të Brazilit

Top Channel