Argjentinë, “Apertura” fitohet nga Boca Juniors

05/12/2011 10:10

Boca Juniors mundi 3-0 në stadiumin “La Bombonera” ekipin e Banfield dhe ka fituar turneun “Apertura 2011” kur duhen edhe dy ndeshje nga përfundimi i tij, duke arritur kështu titullin e 24 kampion në Argjentinë.

Dario Cvitanich me një dygolësh dhe Diego Rivero shënuan golat për ekipin e drejtuar nga Julio Cesar Falcioni. Boca ka grumbulluar 39 pikë dhe nuk është mundur asnjëherë këtë kampionat.

Ndërsa Corinthias është shpallur kampione në Brazil pasi mori pikën që i nevojitej në ndeshjen ndaj Palmeiras. Ky është titulli i pestë kampion në historinë e këtij ekipi.

Vasco de Gama është renditur i dyti pas një kampionati të luftuar deri në javën e fundit.

Top Channel