Real mund Gijonin, Barca shkatërron Levanten

04/12/2011 00:00

Real Madrid dhe Barcelona kanë shkatërruar kundërshtarët respektivë duke treguar në njëfarë mënyrë forcën përpara “El Classicos”.

Skuadra e Mourinho-s fitoi 3-0 ndaj Sporting Gijon, fitorja e 10 radhazi në Primera Division. Vetëm 35 minuta kanë arritur të rezistojnë miqtë. Di Maria përfitoi nga një gabim i mbrojtësit dhe mposhti portierin Huan Pablo.

Në të dytën Kristiano Ronaldo dyfishoi rezultatin ndërsa në fund Marselo vulosi fitoren 3-0 të Realit që ngjitet në kuotën e 37 pikëve.

Barcelona mundi 5-0 Levanten në Camp Nou. Fabregas e zhbllokoi shumë shpejt rezultatin pas një pasimi të Mesit. Në të 28 miutë Fabregas shënoi sërish, ndërsa Isak Kuenka mbylli pjesën e parë me rezultatin 3-0. në pjesën e dytë Barca shënoi edhe dy herë me Mesin dhe Aleksis Sançez.

Të renditur në vendin e dytë, katalanasit tashmë kanë filluar të mendojnë për sfidën e javës së ardhshme që do të luhet në “Santiago Bernabeu”.

Top Channel