Ish-kapiteni i kombëtares braziliane të futbollit, Sokrates ndërroi jetë në moshën 57-vjecare. Ai u shtrua në spital të premten, në reanimacion, në spitalin San Paolo.
Të shtunën, përmes një deklarate, spitali ku ai u shtrua deklaroi se gjendja e tij ishte kritike si pasojë e një shoku septik, në origjinë të të cilit ishte një problem në zorrë.
Ai ishte dërguar në spital në gusht dhe shtator me hemoragji në aparatin tretës. Pas këtyre problemeve, Sokrates pranoi se kishte patur probleme me alkoolin dhe duhanin edhe gjatë karrierës si futbollist.
Në një intervistë televizive, ai e kishte quajtur alkoolin si “mikun më të mirë” dhe besonte se të pirit nuk ndikonte në përfomancën në fushë.
Sokrates, i cilësuar si një nga mesfushorët më të medhenj të të gjitha kohërave, ngriti lart kupa për Brazilin, prej viteve 1979- 1986 dhe shënoi 22 gola.
Top Channel