Juventus rikthehet në krye, disfatë për Romën

04/12/2011 17:05

Juventusi arriti të fitojë ndaj Cesenës me rezultatin 2-0 falë dy golave në pjesën e dytë të shënuar nga Marchisio dhe Vidal, nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Juve me fitoren para publikut të saj, rikthehet kështu  në krye të renditjes, dy pikë përpara Milanit dhe Udinezes. Cesena minutat e fundit i luajti pa portierin e saj Atonioli, pas ndërhyrjes së dyshimtë që shkaktoi edhe penalltinë.

Fundoset Roma në Firence , pasi pësoi një disfatë 3:0 duke mbyllur takimin me tetë vetë, për shkak të përjashtimit të Juan, Gago dhe Bojan. “Violët” shënuan me Jovetic, Gamberinin dhe Silvën.

Chievo dhe Atalanta ndajnë një pikë secila pas barazimit 0-0 dhe vazhdojnë marshimin e tyre të qeta.

Bolonja fitoi një takim të rëndësishme për sa i përket objektivit mbijetesë, pasi mundi Sienën 1-0 falë golit të Di Vaios, që rikthehet deciziv.

Top Channel