Shkodër, ndikim ndaj prokurorit, 3 në pranga

03/12/2011 19:35

Tre persona janë arrestuar për akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj një prokurori në Rrethin e Shkodrës.

Sipas njoftimit zyrtar, duke qenë se ndaj  Rajmonda Jukës kishin nisur hetimet për një vepër tjetër penale, kjo shtetase me qëllim pushimin e cështjes ka kontaktuar me Alketa Brocin, specialiste në Ministrinë e Financave dhe Petrit Pepkolaj, të cilët i kanë premtuar se në këmbim të një shume lekësh do të ndërhynin tek prokurori.

Në momentin e arrestimit të dy personave të mësipërm shtetasit Petrit Kolaj iu sekuestrua shuma prej 15 mijë eurosh.

Top Channel