Itali, çmim Reshat Arbanës

03/12/2011 01:10

Diaspora shqiptare e Italisë, që bashkon rreth vetes 24 shoqata dhe rrjete shqiptare në vend nderoi me çmimin “Skënderbeu” aktorin Reshat Arbana.

Çdo vit ky çmim i është dhënë në Parma nga shoqata “Skanderbeg” personaliteteve italiane më pranë komunitetit shqiptar.

Ndërsa këtë vit, me propozim të portalit të informacionit Albaninews dhe me aprovimin e një forumi të brendshëm, ky çmim iu dha aktorit të njohur për “personalitetin, cilësinë artistike dhe frymëzimin me të cilin ka interpretuar role, histori dhe ngjarje duke i pasuruar me origjinalitet, humanizëm dhe kulturë”.

Në Parma jetojnë rreth 2500 shqiptarë të cilët janë organizuar më së miri, duke përfshirë shumë edhe fëmijët në aktivitete të ndryshme.

Ështe bërë tanimë traditë në këtë qytet zhvillimi në fund të nëntorit i një jave të kulturës shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA