Reshjet do të mungojnë në dhjetor

02/12/2011 00:00

Viti 2011 është klasifikuar si një nga vitet më të thata në 50 vitet e
fundit. Profesorët e Departamentit të Klimës dhe Mjedisit, tregojne se
mbi bazen e matjeve të bëra gjatë muajve tetor dhe nëntor, rezulton se
reshjet në vitin 2011 jane 60 deri ne 70 % më të ulëta, se në të njëjtën
periudhë të një viti më pare, ku shumë qytete u përfshinë nga
përmbytjet.

“Në muajt tetor-nëntor kanë rënë rreth 30 milimetra shi dhe vlerat janë 60 herë më pak se një vit më parë. Ky lloj kontrasti, sidomos sa i takon këtyre dy muajve, ne mesataren shumëvjecare, pas përpunimeve dhe analizave shkencore mund të jetë një lloj ekstremiteti”, thotë profesor Petrit Zorba, përgjegjes i Departamentit të Klimës dhe Mjedisit.

Nga parashikimet e eksperteve pritet qe edhe muaji dhjetor te jete i thate dhe i shoqeruar me fare pak reshje.Kjo do te shkaktoje probleme me prodhimin e energjise elektrike, ndaj keshillohet menaxhim sa me i mire dhe eliminim i humbjes se energjise ne rrjet.

“Në Gjermani koeficienti i humbjes në rrjet të energjisë elektrike është 4.8 përqind, në sistemin italian është në nivelin 7 përqind, ndërsa, sipas shumë publikimeve te institucioneve tona, në sistemin e shpërndarjes në Shqipëri më parë ka qenë 40-50 përqind apo tani 38-40 përqind. Në këtë kontekst ka një hapësirë shumë të madhe që në sistemin e shpërndarjes së energjise ne të mund të përmirësojmë, duke futur teknologji të reja apo duke bërë një mirëmenaxhim”, sqaron Zorba.

Ekspertet parashikojne qe vetem ne daten 6 dhjetor i gjithe vendi te perfshihet nga reshjet e shiut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB