Pajisja me pasaporta biometrike në qytetin e Korcës ka sjellë zvarritje për qytetarët.
Forma e re e aplikimit ku qytetarët duhet fillimisht të plotësojnë një formular i cili më tej verifikohet për të përjashtuar problemet me ligjin që mund të kenë ata, apo edhe për të vërtetuar saktësinë e gjeneraliteteve të tyre, duket se është një zgjatje e procedurës fillestare të aplikimit e cila sorollat edhe më tej qytetarët.
Pritshmëria e lartë dhe kjo vonesë në prag të pushimeve të fundvitit mund t’i sjellë edhe më tepër shqetësime aplikantëve të cilët ankohen për zvarritjet me të cilat përballen si dhe për shpenzimet e shtuara nga kjo procedurë.
Mësohet se personat e parë të cilet kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaporta biometrike duke plotësuar formularin e ri, i cili më tej verifikohet, ende nuk kanë marrë përgjigjen e verifikimit.
Askush nuk jep sqarime apo nuk merr përsipër një përgjegjësi për vonesën që u shkaktohet personave që janë të interersuar për t’u pajisur me këtë dokument
Top Channel