Euro 2012, prezantohet topi zyrtar “Tango 2012”

02/12/2011 16:25

Në stadiumin Olimpik të Kievit, aty ku luan ndeshjet ekipi i Dinamos së Kievit dhe ku do të zhvillohet finalja e kampionatit europian të futbollit, është prezantuar topi zyrtar i turneut “Euro 2012”.

Adidas ka prezantuar “Tango 2012” në praninë e Presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Angel Maria Villar, trajnerit të kombëtares spanjolle, Vicente del Bosque, presidentit të firmës Adidas, Herbert Hainer, dhe lojtarit të përfaqësueses polake Rafael Murawski.

“Tango 12” është një top shumë i vështirë për tu kontrolluar për shkak të shpejtësisë më të madhe.

Herbert Hainer, presidenti i ADIDAS, theksoi se topi i ri “është prodhuar me teknologjinë më të fundit dhe do të favorizojë spektaklin. Të gjithë duam më shumë gola nga distancat e largëta”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel