Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur sot paradite në hyrje të Shkodrës, mbi urën e lumit Drin.
Një automjet tip “Benz” është përplasur me një motor dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi Bledi Hamzaj 28 vjeç dhe drejtuesi i motorit, Kel Gjekaj, 56 vjeç.
Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku dhe kanë marrë ndihmen e parë mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jeten, por për drejtuesin e autoveturës pritet një rikuperim i gjatë, pasi ka pësuar disa fraktura të rënda në kokë.
Në vendin e ngjarjes, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkakut të këtij aksidenti që dyshohet të jetë shkaktuar nga shpejtësia jashtë normave të lejuara.
Top Channel