Një kilogram heroinë e cilësisë së lartë dhe një person i arrestuar janë rezultatet e operacionit të koduar “Blerja e pastër”.
Ersen Hoxhaj, 27 vjec nga fshati Hekal i Fierit ka rënë në prangat e policisë teksa ishte duke transportuar lëndën narkotike.
“Ky shtetas u kap në segmentin rrugor Ballsh-Patos duke udhëtuar në drejtim të kryeqytetit ku lënda narkotike kishte si destinacion shitjen e saj për tregun e brendshëm. Pas një hetimi disa mujor me anë të metodave speciale hetimore u arrit sekuestrimi i sasisë së heroinës përgjatë shtrirjes së operacionit në qytetin e Fierit, ndërkohë që është shpallur në kërkim një tjetër shtetas”, deklaroi zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini.
Sipas Policise 27-vjecari Hoxhaj, dyshohet të jetë korrieri i lëndës narkotike, ndërsa po punohet për kapjen e poseduesve dhe organizatorëve të vërtetë.
Top Channel