Londër 2012, Phelps prezanton kostumin

01/12/2011 16:50

Notari amerikan Michael Phelps ka prezantuar kostumin e ri të banjës që do të përdorë në garat e olimpiadës “Londër 2012”.

“Sapo u zhyta në ujë u ndjeva më i shpejtë, më i fortë dhe me më shumë besim tek vetja”, u shpreh Phelps në prezantimin e kostumit Fastskin 3 Racing System, nga firma Speedo.

“Ndihem si një uragan i vërtetë”, shtoi amerikani.

Michael Phelps, fituesi i tetë medaljeve të arta në Olimpiadën e Pekinit 2008 ka deklaruar se do të tërhiqet nga garat pas Londrës duke e mbyllur karrierën me 4 pjesëmarrje në Lojërat Olimpike.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel