Lakers dhe Nets, luftë për Dwight Howard

01/12/2011 16:00

Pasi është zyrtarizuar fillimi i NBA, kampionatit të basketbollit më të bukur në botë, në datën 25 dhjetor kanë filluar edhe lëvizjet e para në merkato.

Ekipet kanë nisur bisedimet me lojtarët dhe agjentët e tyre edhe pse deri në datën 9 dhjetor asnjë transferim nuk mund të zyrtarizohet. Mediat amerikane bëjnë të ditur se Los Angeles Lakers dhe New Jersey Nets kanë nisur punën për blerjen e Dwight Howard, atij që konsiderohet si qendra më e mirë e NBA për momentin.

Howard ka kontratë deri në vitin 2012 me Orlandon dhe nuk ka vendosur ende për rinovimin e saj. Për këtë arsye Orlando po mendon shitjen e tij për të mos e humbur më pas pa asnjë përfitim ekonomik.

Nets ofrojnë lojtarin e talentuar Brook Lopez dhe dy zgjedhjet e para të draftit, ndërsa Lakers mund të heqin dorë nga Bynum, edhe pse nuk përjashtohen edhe Pau Gasol apo Lamar Odom si monedhë shkëmbimi.

Top Channel