Greqi, aksidenti u merr jetën dy shqiptarëve

01/12/2011 00:00

Dy vëllezër shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk është mësuar ende, humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë, në një aksident tragjik, pasditen e së enjtes në aksin që lidh Iraklian me Damastian, në prefekturën e Thivës, në Greqi.

Sipas policisë lokale, dy viktimat jane 43 dhe 45 vjec, ndërsa dy të plagosurit kushërinjte e tyre, të gjithë shtetas shqiptar.

Polica deklaroi se katër emigrantët shqiptarë po udhëtonin me një automjet tip “Opel”, i cili në rrethana ende të panjohura ka dalë nga rruga dhe u përplas me një shtyllë elektrike.

Forcat zjarrëfikëse dhe ambulancat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke gjetur të pajetë dy vëllezërit, të cilët ndodheshin në sediljet e prapme të makinës, ndërsa dy të plagosurit e tjerë, drejtuesi i automjetit dhe bashkëshortja e tij 37-vjecare, ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel