
Që Novak Gjokovic ka talent edhe për spektaklin, kjo dihet. Janë të shumta rastet kur tenisti serb ka shfaqur aftësitë e tij mjaft të mira sidomos në fushën e imitimit gjë që ka rënë shumë në sy.
Për këtë arsye, numri 1 i renditjes botërore në ATP është përzgjedhur për të marrë pjesë në një film hollivudian me një buxhet prej 100 milionë dollarësh.
Bëhet fjalë për filmin ‘Mercenarët 2’ me regji të yllit të njohur të kinematografisë amerikane, Silvester Stalone, ku Novak Gjokovic do të jetë mes emrave të tillë si Bruce Willis apo Arnold Schvarceneger. Xhirimet e filmit po zhvillohen në Bullgari, ndërkohë që premiera e tij pritet të shfaqet vitin e ardhshëm.
Nuk kishte mënyrë më të mirë për Novak Gjokovic për të kaluar kohën e lirë. Viti 2011 i dha atij shumë kënaqësi në fushën sportive dhe tani po kërkon të promovohet edhe në kinematografi.
Nuk është e sigurt nëse Gjokovic do të ketë të njëjtin sukses në botën e spektaklit si në tenis, megjithatë për 24 vjecarin rrugët drejt showbizz-it me këtë film hapen plotësisht.
Top Channel