Europa League, kualifikohen të tjera ekipe

01/12/2011 00:00

Sportingu Lisbonës, Stoke City, Atletiko Bilbao, Shalke , Tuente, Anderlehti dhe Lokomotiva e Moskës janë skuadrat që janë kualifkuar për në fazën tjetër të Europa League. Ndërkohë që suprizat e të enjtes janë PSG dhe Lazio, dy ekipe këto që i kanë varur shpresat në ndeshjet e fundit në grup.

Francezët e Leonardos janë mundur 2-0 nga Salzburgu duke humbur vendin e dytë në grupin F, ndërsa Lazio ka barazuar pa gola në Rumani me Vaslui dhe tashmë në ndeshjen e fundit përvecse duhet të fitojë ndaj Sportingut duhet të presë dështimin e rumunëve të Vasluit në Zvicër.

Në grupin E Stoke City barazoi 1-1 me Dinamon e Kievit, pikë e mjaftueshme për anglezët për të vazhduar më tej.

Në grupin J Shalke fitoi 2-1 ndaj Steauas se Bukureshtit, falë golave të Papadopulos dhe Raul, ndërkohë që skuadra tjetër që do të kualifikohet do të vendoset në ndeshjet e fundit në grup.

Sfidat e 5-ta në grupin L kanë patur rëndësinë e një ndeshjeje kontrolli, pasi dy skuadrat e kualifikuara ishin vendosur më parë. Lokomotiva e Moskës mundi 3-1 Sturm Graz, ndërsa belgët e Anderlehtit fituan 1-2 në Athinë me AEK-un.

Top Channel