Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me komisionerin e Bashkimit Europian për Mjedisin, zotin Poticnik, me të cilin ka diskutuar edhe mbi ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
“Diskutuam për disa cështje të cilat po shihen me një vizion të ri. Ne do plotësojmë të gjitha rekomandimet për ta zgjidhur cështjen e mbeturinave duke u konsultuar me institucionet dhe shoqërinë civile”, ka deklaruar Mediu.
Komisioneri Poticnik ka nënvizuar se ligji për manxhimin e mbetjeve është në përputhje me prioritet politike të Bashkimit Europian, por është shumë e rëndësishme zbatimi korrekt i kuardrit ligjor.
Mediu gjatë këtij takimi është ndalur edhe mbi cështjen e ujërave dhe të peshkimit dhe rëndësisë që ka ky sektor në ekonominë e vendit.
Top Channel