Korea e Veriut: Gati të nisë punën reaktori bërthamor

30/11/2011 16:25

Ndërtimi i një reaktori të ri bërthamor në Korenë e Veriut ka përfunduar dhe ai është gati të nisë nga puna, bënë me dije burime zyrtare gjatë së mërkurës.

Deklarata përbën një goditje të madhe për shpresat amerikane dhe koreanojugore. Sipas televizionit shtetëror, i cili citoi burime brenda Ministrisë së Jashtme, ka nisur prodhimi i uranimumit të varfëruar, që do të përdoret si “karburant” për reaktorin.

Uashingtoni i ka bërë vazhdimisht thirrje Penianit që të heqë dorë nga programi i tij bërthamor, i cili është i përqendruar në ndërtimin e kapaciteve bërthamore.

Sipas Agjensisë Koreano-Veriore të Lajmeve, “KCNA”, ndërtimi i reaktorit është “pjesë e tentativave të shtetit për të ndërtuar një ekonomi të vetëmjaftueshme”.

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ndodhet aktualisht në një vizitë zyrtare në Korenë e Jugut dhe sipas ekspertëve, koha e publikimit të lajmit prej autoriteteve komuniste ishte përgatitur mirë që më parë.

Korea e Veriut u tërhoq nga një tavolinë 6-palëshe bisedimesh për çështjen e programit të saj bërthamor dhe kreu testimin e parë me një armë atomike në prill 2009.

Top Channel