“Tango 12”, topi i turneut “Euro 2012”

30/11/2011 10:35

UEFA do të prezantojë të premten në Kiev të Ukrainës, gjatë shorteut të fazës finale të kampionatit europian, topin që do të përdoret në këtë turne.

Sipas AS, topi i ri do të quhet “Tango 12” dhe është një top shumë i vështirë për tu kontrolluar për shkak të shpejtësisë dhe peshës më të lehtë të tij. Mendohet se ky tp do të shkaktojë edhe më shumë protesta të portierëve se sa “Jabulani” i botërorit të vitit 2010.

Herbert Hainer, presidenti i ADIDAS, theksoi se topi i ri “është prodhuar me teknologjinë më të fundit dhe do të favorizojë spektaklin. Të gjithë duam më shumë gola nga distancat e largëta”.

Ky top është provuar tashmë në disa stërvitje të Bayern Munchen.

Shorti i Euro 2012

Spanja, Gjermania, Portugalia e Franca mund të përfundojnë të gjitha në një grup në Europianin e vitit 2012.

Është vetëm një ndër mijëra kombinimet që mund të ofrojë shorti, por duke parë mënyrën se si janë shpërndarë skuadrat në vazot e shortit, është e sigurt që do të krijohet një grup “vdekjeje”.

Me vendosjen si kokë grupi të dy organziatoreve, Polonisë dhe Ukrainës, vazon e parë e plotëson Spanja dhe Holanda. Me Gjermaninë, Italinë dhe Anglinë në vazon e dytë, është e sigurt të paktën një përballje e fortë ose më shumë midis skuadrës së parë dhe të dytë.

Portugalia në vazon e tretë dhe Franca në të katërtën, do të jenë dy kombëtaret e tjera që mund të formojnë një grup të tmerrshëm. Nga ana tjetër, disniveli në forcën e grupeve mund të jetë shumë i madh, pasi mund të ndodhë edhe e kundërta, që ndërsa diku formohet grup “vdekjeje”, një tjetër të jetë shumë më i dobët.

Kështu, goglat mund të vendosin së bashku Poloninë, Rusinë, Greqinë dhe Irladën, në atë që do të ishte kundërshembulli tipik i “grupit të ferrit”.

Me përfundimin e ndeshjeve të plejofit ditën e martë, u përcaktua edhe shpërndarja e skuadrave në grupe, e cila vazo, për shortin që do të mbahet në dhjetor.

Vazo 1: Spanja, Hollanda, Polonia dhe Ukraina

Vazo 2: Gjermania, Italia, Anglia, Rusia

Vazo 3: Kroacia, Greqia, Suedia, Portugalia

Vazo 4: Danimarka, Franca, Irlanda, Republika Ceke

 

Top Channel