F1, rikthehet Raikkonen

29/11/2011 15:45

Kimi Raikkonen rikthehet pas 2 vjetësh në Formula 1.

Skuadra e Lotus Renault ka konfirmuar marrëveshjen deri në vitin 2013 me finlandezin 32-vjeçar, i cili la pistat në vitin 2009 pas përfundimit të kontratës me Ferrarin.

“Ishte e lehtë të pranoja këtë kontratë. Më pëlqen projekti i skuadrës dhe unë do të bëj maksimumin tim në pistat e Formula 1”, ka thënë Raikkonen, i cili zëvendëson polakun Robert Kubica, të cilit mesa duket do t’i duhet kohë që t’i rikthehet garave pas aksidentit që pësoi në mes të këtij sezoni.

Debutimi i Raikkonen në Formula 1 ishte në vitin 2001 me Sauber, për të kaluar më pas tek McLaren dhe Ferrari ku me këtë të fundit fitoi titullin kampion bote në 2007.

Top Channel