E ardhmja, Beckham në dilemë

29/11/2011 16:40

Kontrata aktuale që lidh mesfushorin David Beckham, me Los Angeles Galaxy do të përfundojë zyrtarisht në 31 dhjetor dhe joshja e vazhdueshme që po i bëhet  fubollistit anglez, e ka vendosur në dilemë.

Vetë protagonisti ka pranuar kërkesat e shumta për t’u rikthyer në Europë, por ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të ndryshojë sërish kontinent.

“Aktualisht jam një lojtar  i Galaxy. Kam kaluar 5 vjet të mrekullueshëm që i kurorëzova me titullin këtë sezon, por tani kam përpara një vendim shumë të madh për të marrë. Do të shijojmë turin që kemi nisur me skuadrën dhe më pas do të bëj publik ekipin tim të ri”, tha 36-vjecari Beckham.

Ish-kapiteni i kombëtares angleze, ishte prezent në Xhakarta, mes futbollistëve të tjerë të Los Angeles Galaxy për një turne simbolik që do të zhvillohet në Indonezi. Ky vend është ndalesa e parë e skuadrës amerikane, pasi 3 ditë më pas Galaxy do luajë me kombëtaren filipinase dhe më pas do zbarkojnë në Australi.

Top Channel