Policia e Maqedonisë ka arrestuar katër anëtarë të Aleancës Kuq e Zi në Tetovë, për shkak se kanë vizatuar grafite me flamuj kuq e zi dhe hartën e Shqipërisë Entike.

Sipas policisë bëhet fjalë për 3 persona nga Tetova dhe një nga Dibra, të moshës 20 dhe 22 vjeçare. Ata kanë vizatuar grafitet në hyrje të Tetovës, kurse policia i ka arrestuar të hënën rreth orës 10:00 paradite.
 
Bashkë me hartën e Shqipërisë Entike ata e kanë shkruar edhe parullën “Një gjuhë, një komb, një shtet”.  Policia i ka marrë në pyetje dhe akoma nuk dihet nëse do të ju caktohet masë paraburgimi.

Arrestimin e katër anëtarëve të saj e ka dënuar ashpër Aleanca Kuq e Zi e cila i kërkon me forcë shtetit shqiptar të mbajë qëndrim për këtë akt të shëmtuar dhe tendecioz të policisë maqedonase e cila u cënon shqiptarëve të Maqedonisë të drejtën e përdorimit të flamurit kombëtar.

Top Channel