Pothuajse në të gjithë hapësirën shqiptare, por edhe ne diaspore sot zhvillohen festimet per diten e Pavarësisë.
99 vjet më parë Shqipëria shpalli pavaresinë nga Perandoria Otomane dhe kjo ditë është dita e themelimit të shtetit modern shqiptar.
Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovën lindore, por edhe në mesin e emigrantëve shqiptarë në Greqi e Itali si dhe në shumë vende të tjera ku ka shqiptarë përkujtohet dita e flamurit.
Me këtë rast edhe Top Channel ju uron gëzuar 99 vjetorin e Pavaresisë.
Tirana në festën e Pavarësisë
Më 28 nëntor i gjithë kryeqyteti do të pushtohet nga një varg aktivitetesh kushtuar 99 vjetorit të pavarësisë së vendit.
Në rrugën pedonale do të hapet edhe panairi i produkteve shqiptare, me moton “Bli shqip”.
Ndërsa Ansambli i Tiranës do të performojë valle të të gjitha krahinave.
“Fëmijët do të jenë një pjesë e rëndësishme e festimeve më 28 Nëntor. Në Parkun Rinia trupa e cirkut do të shfaqë premierën “Thesaret e Cirkut”. Teatri “Metropol” do të luajë një pjesë për fëmijët në terren të hapur. Vogëlushët që ndjekin kurse artistike pranë qendrës “Ten” do të performojnë një kolazh këngësh dhe vallesh popullore. Në bashkëpunim me Liceun Artistik do të realizohet një ekspozim picture interactive me temë “Shqipëria Ime”, deklaroi Anila Bisha, zëdhënëse e Bashkisë Tiranë.
Mbrëmja do të mbyllet me koncertin e madh që do të nisë në orën 18.00 në sheshin “Nënë Tereza”, ku do të marrin pjesë disa nga këngëtarët më të njohur shqiptarë.
Top Channel