Flamuri gjigant që përshkoi rrugën nga Vlora në Prishtinë, veshi kuq e zi simbolin e pavarësisë New Born.

“Sot ne këtu jemi për një betim nën sloganin “Bac, do ta kryejmë, por do ta kryjemë kuq e zi”, në prag të në aksioni të madh që do të mbulojë çdo trevë shqiptare. Kosovarët nuk kanë lindur sot, ata nuk janë as labë as kosovarë, por ata janë shqiptarë”, tha nga Prishtina, Kreshnik Spahiu, Lideri i Aleancës Kuq e Zi
 
Por, jo vetëm sheshet dhe simboli i pavarësisë së Kosovës u stolisën me flamuj kombëtar.
 
Qytetarë të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare vërshuan rrugët e kryeqytetit kosovar bashkë me simbolin kombëtar kuq e zi.
Nismëtare e kësaj nisme të veçantë ishte Aleanca Kuq e Zi.Vendtakimi kryesor u mbajt në kinemanë e kryeqytetit.

Para të pranishmeve u drejtuan përfaqësues të të gjitha trevave shqiptare.
 
“Edhe 100 flamuj po t’i kemi megjithatë flamuri kombëtar mbetet kryeflamuri ynë”, tha Hydajet Hyseni, Deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Unë vij nga viset shqiptare, që sot quhen Maqedoni, për të përshëndetur ditën e flamurit këtu në Prishtuinë”, tha një përfaqësues nga Maqedonia.
 
Fjalimet e parafoplësve mbase ishin prekëse për liderin e Aleancës Kuq e zi, teksa tregoi udhëtimin e tij të parë drejt Kosovës, ai shpërtheu në emocion.

“Udhëtimi ynë ishte një rrugëtim i mbushur me lot. Për faktin se nuk mundëm ta kalojmë kufirin. Do të ndaleshim në kufirin e Morinës nga ushtarët serbë, nga ata me simbolet e sllavizmit dhe perandorisë së lindjes, nga ata që ndër dekada u munduan të mbajnë të ndarë një familje u munduan të mbajnë të ndarë një komunitet, një komb. Dhe nuk munden ta mbajnë kurrë të ndarë një familje, as me simbole, as me koncepte, as me ide sepse sot shqiptarët vërtetë jetojnë në 7 shtete por ata kanë dy shtete shqiptare. Ne kemi 99 vjet pavarësi, por jo 99 vjet shtet sepse ëndrra e Ismail Qemalit e Isa Boletinit ishin: Për një Shqipëri kuq e zi, për një të ardhme të përbashkët të shqiptarëve”,  tha Kreshnik Spahiu.
              
Festa për përvjetorin e 99-të e pavarësisë së Shqipërisë vazhdoi nën moton: “Jam krenar që jam shqiptar”.

Veç, tjerash 28 nëntori ka domethënie të veçantë për mbarë shqipfolësit sepse shënon edhe kur u lind komandanti legjendar, Adem Jashari dhe kur për herë të parë u shfaq në publik Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ndër famujt e shumë që janë vendosur gjithandej Prishtinës, një flamur kuq e zi është vendosur edhe në godinën e kuvendit. Sipas deputetit Glauk Konjufca, deputetët e Lëvizjes Vetvendosje pikërisht më 28 Nëntor e kanë vendosur këtë flamur që është mishërim i shumë brezave nëpër shekuj.Aktivistet e kësaj lëvizje si çdo vit kanë zëvendësuar flamurin shtetëror të Kosovës me atë Kombëtar, tek rrethit në hyrje të Prishtinës.
 
Teksa në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë janë hapur, panaire të prodhimeve vendase, ekspozita, dhe koncerte të ndryshme edhe komuna e Prishtinës u përkujdes për aktivitetet kulturore.
 
Shënimi i 28 Nëntorit ka nisur me vendosjen e luleve te varri i presidentit, Ibrahim Rugova, pastaj te varrezat e Dëshmorëve, shtatorja “Zahir Pajaziti”, Monumenti Gjergj Kastriotit, Skënderbeu.

Komuna e Prishtinës, me rastin e festës së 28 Nëntorit, ka organizuar një program kulturo-artistik. Jashtë axhendës së komunës edhe grupi rock, Troja dp të mbajë një koncert, që është një formë proteste ndaj izolimit të Kosovës, si shteti i vetëm pa liberalizim të vizave në rajon.

Top Channel