Ibra 101 gola në Serinë A

28/11/2011 00:00

45 minuta i kanë mjaftuar Milanit të tregojë forcën ndaj skuadrës së Chievos, të cilën e mundi me rezultatin e thellë 4-0.

Thiago Silva startoi dhe monologun e skuadrës së Allegri-t për të cilën gjithçka u bë më e thjeshtë. Golat e tjerë u shënuan po në pjesën e parë nga Ibrahimovic dhe Pato. Me dy golat e shënuar në këtë sfidë suedezi e ka çuar në 101 numrin e golave të shënuar në Serinë A.

Kështu shtatlarti Ibrahimovic kaloi legjendën kuqezi Pierino Prati dhe barazoi një tjetër ish-milanist, Pietro Paolo Virdis.

Pas kësaj fitoreje Milani ngjitet në vendin e dytë, 1 pikë larg Juves kryesuese.

Ka fituar në fund të ndeshjes Interi i cili mundi 1-0 Sienën, duke u ngjitur në kuotën e 14 pikëve në vendin e 12.

Top Channel