Gjirokastër, sekuestrohen 75 kilogramë hashash

28/11/2011 08:55

75 kilogramë hashash janë kapur nga policia e Gjirokastrës dhe katër banorë të Lazaratit janë shpallur në kërkim pas një kontrolli të policisë mëngjesin e së hënës.

Personat po transportonin sasinë e hashashit ndërsa kanë parë patrullat e policisë.

Ata kanë braktisur sasinë e drogës dhe janë larguar në këmbë për në fshatin Lazarat, ku policia vazhdon të mos hyjë duke e trajtuar si një tjetër shtet.

Policia gjeti vetëm çantat me drogë të braktisura në rrugë dhe raporton se personat që e transportonin hynë në fshatin Lazarat, ndërsa ata jo.

Greqi, sekuestrohen 30 kg hashash

Policia greke bën të ditur se ka sekuestruar 30 kg hashash. Operacioni është kryer falë një blerjeje të rremë që kanë organizuar forcat e policisë së shtetit grek, të cilët kanë bërë të mundur blerjen e mallit nga furnitorë shqiptarë.

Droga, e cila kishte destinacion tregun grek, kap vlerën e 26 mijë eurove. Një shqiptar rreth 36-vjecar ka rënë në pranga, ndërkohë që policia greke në bashkëpunim me atë shqiptare kanë nisur hetimet për zbulimin e një rrjeti të mundshëm trafikimi të lëndës narkotike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA