Galliani: Milan ka nevojë për Tevez

28/11/2011 14:15

Carlos Tevez është i nevojshëm për Milanin. Ky është mendimi i administratorit të deleguar kuqezi, Adriano Galliani.

“Pas dëmtimit të Cassano-s na duhet një sulmues tjetër, por është shpejt për të folur për një transferim të mundshëm. Nëse vjen, do të jetë një hua falas nga ana e City-t me të drejtë blerjeje në fund të sezonit”, u shpreh Galliani.

Më pas, Galliani ka folur edhe për kontratën e trajnerit Massimiliano Allegri që skadon në qershor.

“Nuk ka asnjë problem, Allegri do të qëndrojë me ne 101%”, shtoi Galliani.

Top Channel