Bayern Munich mundet sërish

28/11/2011 00:00

Pas humbjes 1 javë më parë me Dortmundin, Bayern Munchen u mund sërish këtë herë nga Mainz me rezultatin 3-2.

Mungesa e Schweinsteiger është ndjerë shumë tek skuadra bavareze e cila ka humbur edhe kreun e Bundesligës. Nuk mjaftoi dopjeta e mbrojtësit Van Buyten për të ndaluar Mainzin, skuadër e cila falë golave të Ivanschitz, Caligiuri e Bungert marrin fitoren e dytë radhazi dhe largohen nga zona e ftohtë të klasifikimit.

Pas kësaj humbjeje shtohen polemikat për trajnerin e Bajernit, i cili la në stol një lojtar si Robben. Humbja i zbret bavarezët në vendin e tretë pas Borussia Dortumund dhe M’gladbach.

Top Channel