Superliga, Teuta mbetet në krye

27/11/2011 20:45

Kapiteni, Arjan Sheta ishte ai që u dhuroi 3 pikë Teutës në ndeshjen e vështirë përballë Lacit.

Mbrojtësi humbi një 11- metërsh në pjesën e dytë, por ishte vetë ai i cili pas disa minutash rregulloi gabimin duke mposhtur portierin e skuadrës kundërshtare.

Pas kësaj fitoreje, skuadra durrsake e drejtuar nga Hasan Lika ka rimarrë vendin e parë në Superligë me 25 pikë, 2 më shumë se Tirana e vendit të dytë.

Tomori barazoi 1-1 me Flamurtarin në Vlorë, një rezultat ky i kënaqshëm për beratasit të cilët kishin pësuar humbje në 5 ndeshjet e fundit.

Golin për skuadrën vlonjate e shënoi Hysa në pjesën e parë, ndërsa Paja barazoi në të dytën.

Pogradeci duket se është ndryshe nga skuadrat e tjera që janë ngjitur këtë sezon në Superligë. Pogradecarët mundën 2-1 Kamzën duke rregjistruar fitoren e 4 në këto 10 javë.

Golat e vendasve u shënuan në pjesën e dytë nga Nastovski dhe Drazhanin, ndërsa golin e vetëm për Kamzën e shënoi Enri Tafaj në minutën e 82-të.

Supriza e javës së 10 është skuadra e Shkumbinit që mundi 0-1 në Krujë, Kastriotin, duke detyruar edhe trajnerin krutan, Ramadan Ndreu të japë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.

Top Channel