Seria A, Juventus mposht Lazion, merr kryesimin

27/11/2011 00:00

Juventusi ka arritur të fitojë përballjen e kryesuesve me Lazion 0-1.

Në ndeshjen e zhvilluar në Olimpico të Romës, skuadra e Conte ka arritur të gjejë golin në pjesën e parë duke ruajtur më pas rezultatin. Pepe është autori i golit të parë dhe të vetëm në minutën e 34-t.

Me fillimin e pjesës së dytë janë më agresivë vendasit dhe arrijnë të godasin shtyllën me Hernandes, por vetëm kaq, pasi në minutat në vazhdim barazpeshohet loja deri në fund dhe rezultati 0-1 mbetet i pandryshuar.

Ndërkohë, në takimin tjetër të mbrëmjes, Napoli bën mrekullinë duke i shpëtuar humbjes me Atalantan. Vendasit kalojnë në avantazh me ish-lojtarin e Napolit, Denis në minutën e 64-t, ndërkohë që edhe këtë herë Cavani shndërrohet në shpëtimtarin e skuadrës së Maxarrit duke shënuar në minutën e 2 shtesë të lojës e në të njëjtën kohë duke shpëtuar nga humbja skuadrën e tij në këtë javë të 12-të të Serisë A.

Top Channel