“Do jem pa filtra”/ Lej Kraja dhe Kristi Lamaj zbulojnë në “Goca & Gra” surprizat e emisionit ‘Urban Gen’, në fokus të rinjtë, arti dhe… Celi dyert në Galerinë Kombëtare të Arteve, ekspozita “Nëntori”, me punët e disa prej artistëve më të njohur të artit kontemporan shqiptar. 29 autore janë paraqitur me 50 punime në këtë aktivitet i cili është organizuar nga vetë krijuesit.
Piktorët pjesëmarrës janë bërë pjesë e këtij grupimi pas viteve 90-të, dhe i përkasin brezave të ndryshëm, por të ngjashem në dëshirën për të dhënë kontributin e tyre, në vazhdimësinë e traditës së pikturës në Shqipëri.
Krijimet e paraqitura janë të karakterizuara nga teknika dhe stile të ndryshme. Ndër to peisazhe që pasqyrojnë koloritin natyror në gjithë bukurinë e tij, portrete që adhurojnë sensualitetin femëror, por edhe piktura moderniste që ndjekin ritmin e stilit pop-art.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 16 Dhjetor.
Top Channel