F1, Veber triumfon në Brazil

27/11/2011 00:00

Mark Veber fiton garën në Cmimin e Madh të Brazilit. Ai është ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Sebastian Fetel që është edhe Kampioni i Botës për këtë sezon. Pas tyre është renditur britaniku, Xhenson Buton dhe spanjolli Fernando Alonso.

Ndërsa, Ljuis Hamilton braktisi garën për probleme mekanike.

Çmimi i Madh i Brazilit, ishte edhe gara e fundit për vitin 2011, duke ulur edhe siparin e Kampionatit Botëror të Formula 1.

Ndërkohë që verdiktet për fituesit e këtij sezoni ishin vendosur javë më pare, me gjermanin Fetel kampion për pilotë i ndjekur nga Buton. Ndërsa skuderia Red Bull është kampione për konstruktorë e ndjekur nga Mclaren-Mercedes dhe Ferrari.   

Top Channel