Celësi i suksesit: Të qeshurat

27/11/2011 11:20

Seal, i martuar që në vitin 2005 me modelen Heidi Klum, tregon sekretin e lidhjes së tij të lumtur: zbavitja në momentet që kalon bashkë me bashkëshorten.

“Për arsye të punës kalojmë shumë kohë të ndarë, kështu që kur kemi kohë të rrimë bashkë e shfrytëzojmë në maksimum”, shprehet këngëtari, i cili thekson se ende ka një tërheqje të madhe ndaj Klum.

“Prioriteti ynë absolut është familja dhe bëjmë ç’është e mundur për t’u zbavitur sa më shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të fëmijëve tanë”, shton Seal.

Heidi Klum dhe Seal kanë 4 fëmijë (3 prej të cilëve së bashku, ndërsa vajza e madhe Leni është fryt i marrëdhënies së Klum me Flavio Briatore).

Këngëtari me ngjyrë është shprehur se ai dhe bashkëshortja e tij do të adoptojnë një fëmijë.

“Jam frymëzuar nga Sandra Bullock, e cila ka adoptuar një fëmijë dhe po e rrit vetë. Ajo i ka dhënë atij një mundësi të madhe dhe këtë gjë ai do e kuptojë kur të rritet. Është diçka e mrekullueshme. Kam folur me Heidi-n për adoptimin dhe kemi rënë dakord që do e ndërmarrim një hap të tillë, por nuk kemi vendosur se kur”, tha Seal për revisten ‘Closer’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA